Flash News

KRYESORE

Fotot/ PS rikonstrukton selinë, mobiliet e komunizmit flaken nga dritaret; mister financuesi dhe kompania që po bën punimet

Pas godinës së kryeministrisë, Edi Rama duket se ka vendosur të rikonstruktojë edhe godinën ku ndodhet selia e Partisë Socialiste. Prej disa ditësh, disa punonjës kanë nisur nga puna, fillimisht duke hequr mobiliet që ndodheshin në zyrat e selisë. Punime po bëhen gjithashtu edhe në muret e brendshme të godinës.

Në fotot e siguruara nga Politiko.al shihen grumbull mobiliesh të vjetruara të cilat i përkasin kohës së komunizmit dhe që ndodheshin në zyrat e zyrtarëve të PS-së. Punonjësit duket se kanë përtuar ti zbrisnin ato nga shkallët, ndoshta edhe për shkak të amortizimit, dhe për këtë arsye i kanë flakur ato nga një prej dritareve të katit të tretë të selisë së PS-së.

Por ashtu sikundër me godinën e kryeministrisë, nuk dihet ende se kush është kompania e cila po kryen këto punime, siç nuk dihet se me çfarë parash po bëhen punimet dhe kush është financuesi.

Punimet në godinën e kryeministrisë, sipas opozitës, u realizuan nga firma ‘Fusha’ por nuk dihet nëse është po e njëjta kompani edhe në këtë rast. Dyshimet janë të mëdha duke pasur parasysh që firma në fjalë është e preferuara jo vetëm e Ramës por edhe e Veliajt.

 

 

Të fundit