Flash News

KRYESORE

Fotot/ Rama i shkon në fshat, gazetari i tregon helmetat e ushtarëve. Ja shtron me raki e qershi

Pak muaj më parë, qeveria publikoi listën me ‘100 fshatrat turistike’. Në këtë listë janë përfshirë dy fshatra nga bashkia e Tepelenës, Nivica dhe Peshtani. Ky i fundi është fshati i gazetarit Mero Baze, i njohur për afrimitetin me kryeministrin.

Ditën e sotme, Rama ishte në Tepelenë teksa është ndalur për një vizitë edhe në fshatin Peshtan. “Kryeministri Edi Rama qendroi nje ore ne Peshtan. Ai vizitoi kafen e Mires dhe me pas qendroi gjate per nje bisede me ekipin e tij ne ballkonin e shtëpisë”, shkruhet në faqen e rrjetit social Facebook me emrin ‘Peshtani’.

Në postimin në fjalë, janë edhe disa foto, ku në një prej tyre shfaqet edhe gazetari Baze teksa është duke i treguar Ramës disa objekte të vjetra ku bie në sy helmetat, pajisje mbrojtëse e përdorur nga luftëtarët. Rama është ndalur edhe në një prej banesave të zonës, ku siç duket nga fotot, ka konsumuar raki por edhe disa prej prodhimeve të zonës.

Të fundit