Flash News

KRYESORE

Fotot/ Rama me atlete, Linda me veshje transparente, si u shfaqën në publik çifti kryeministror

Kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda, kanë qenë të pranishëm në Galerinë Kombëtare të Arteve, ku piktori Edi Hila çeli ekspozitën e parë "Piktori i  Transformimit”.

Kryeministri, i shoqëruar gjatë gjithë kohës nga bashkëshortja e tij Linda, e cila mbante veshur pantallona të holla, këmishë të bardhë të gjatë dhe një jelek të zi. Ndërsa kryeministri, edhe në këtë rast nuk i ka hequr atletet e bardha.

Është kryeministri Rama ai i cili ka publikuar fotot në Facebook, ku duket shumë i afërt me bashkëshorten.

“Fotoalbumi i çeljes së ekspozitës “EDI HILA - PIKTORI I TRANSFORMIMIT”. Një ekspozitë për të mos u humbur, pas dy shfaqjeve në “Documenta/Kassel-Athinë” dhe në Muzeun e Artit Modern në Varshavë”, shkruan kryeministri.

 

 

Të fundit