Flash News

KRYESORE

Fotot/ Rama pret Patriarkun rus, por vihet në siklet teksa flet për pikturën

Kryeministri Edi Rama ka pritur në takim Patriarkun e Moskës dhe gjithë Rusisë, Kirill, ashtu siç ishte planifikuar në agjendë. Rama e falenderoi Patriarkun rus për vizitën e tij, por kryeministri ka kaluar disa momente sikleti.

Teksa patriarku rus fliste për punën e bërë ndër vite në Tiranë dhe po tregonte një histori me një pikturë, Rama dukej dhe nga mimika, gjestet si dhe duart se nuk ndihej rehat. Karrigia dukej tepër e vogël për kryeministrin, i cili e ka kapur me të dy duart.

“Ku qytet është drejtuar si njeriu i artit. Ju si artis e dini që çështjet estetike luajnë rol të rëndësishëm, është element i harmonisë... Unë s’do të tregoj emrin e pikturës, por ku më pyetën se cili është mendimi im për pikturën, njerëzit mendonin se do ta kritikoja. Por përgjigja ime ishte, “Ajo ishte një pikturë shumë e fortë. Ajo më tronditi”. Unë thashë në atë vepër arti pasqyrohet gjendja shpirtërore e autorit. Përveç artit nuk ka asgjë tjetër që mund të përcjellë në mënyrë të qartë gjendjen e njeriut”, u shpreh ndër të tjera Patriarku.

Të fundit