Flash News

KRYESORE

Fotot/ Rama u kërkon ndjesë pushuesve për mbeturinat në Golem: Me ligjin e ri, do të jetë ndryshe

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar falje pushuesve, pasi në zonën e Golemit nuk janë mbledhur prej muajsh të tërë plehrat. Por ai premtoi me një status në Facebook se me ligjin e ri për vijën bregdetare, të tilla probleme nuk do të ketë dhe se sezoni i ri do të jetë pa zaptues plazhesh.

“Duke u marrë me mbrojtjen e kështjellës së revolucionit imagjinar që s’do ta dorëzonte i gjallë, kryebashkiaku kreshnik i Kavajës ka harruar me muaj të tërë, të mbledhë plehrat në zonën turistike të Golemit🤮

Vazhdon edhe me ndihmën e pushuesve, evakuimi i kodrave me plehra nga kryebashkiaku i ri, që ende s’ka bërë javën në detyrë🤝

Ndjesë pushuesve të Golemit për këtë mysybet🙏

Me ligjin e ri për Vijën Bregdetare dhe marrjen në dorë nga shteti të përgjegjësisë për administrimin e saj, kam besim se sezoni i ardhshëm do të jetë pa zaptues plazhesh, pa shurdhues veshësh, pa kodra e fusha plehrash😊” shkroi Rama në profilin tij.

Të fundit