Flash News

KRYESORE

Fotot/ Sherri për një vend parkimi, masakrohet ish sulmuesi i Skënderbeut në Kroaci

Momente me të vërtetë të frikshme kaloi ish sulmuesi i Skënderbeut Muzafer Ejupi në Kroaci, pasi u sulmua nga një person me shufër hekuri. Shqiptari nga Tetova i cili luan me skuadrën e Slaven Belupos pësoi dëmtime serioze dhe ishte e nevojshme të mjekohej në spital. Lojtari ishte viktimë e një sherri banal në një parking, ku i shoqëruar nga kunati i tij, u sulmua barbarisht nga një shtetas kroat.

Si pasojë e dhunës barbare, shqiptari rrezikoi të humbiste syrin e djathtë. Kujtojmë që Ejupi ka qenë për disa muaj pjesë e skuadrës së Skënderbeut, gjatë vitit 2013. Klubi i Slaven Belupos reagoi dhe kërkoi që të merren masa ndaj autorit, ndërsa i uroi shërim të shpejtë lojtarit.

Siç raporton “sportske.jutarnji.hr”, Ejupi u godit me një shufër metali nga mbrapa. Sipas të njëjtit burim kunati i Muzafer Ejupit, kishte parkuar veturën e tij në një hyrje të një ndërtese, në të cilën kishte banuar 53-vjeçari, i përfshirë në këtë incident. Ai menjëherë kishte zbritur nga banesa e tij dhe nga mbrapa me një shufër metali kishte goditur Ejupin, i cili nga goditja e fortë kishte rënë në tokë pa ndjenja. Kunati i futbollistit shqiptar reagoi dhe sulmoi 53-vjeçarin, që pësoi dëmtime të rënda dhe u dërgua në spital.

Të fundit