Flash News

KRYESORE

Fotot/ Shpend Ahmeti në Budva, në jahtin e biznesmenit të fuqishëm

Gazeta Metro ka botuar dy foto ekskluze të kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, në jahtin e biznismenit nga Peja, Blerim Devolli, në Budva.

Metro raporton se fotot janë bërë të shtunën në mbrëmje rreth ores 20:30. Sipas Metro politikani i Vetëvendosjes pasi ishte kthyer nga Shkodra, ku të premten kishte ndjekur ndeshjen Kosovë-Islandë,  ishte ndalë në Mal të Zi.

Jahti është pronë e Blerim Devollit, pronarit të kompanisë Devolli. Partia ku Ahmeti bën pjesë, Lëvizja Vetëvendosje, vazhdimisht e ka kritikuar Qeverinë për kapje të shtetit përmes tenderave dhe kompanive private, por ka qenë i pa zë në kritikat ndaj kompanisë Devolli. Tani i dini arsyet.

Të fundit