Flash News

KRYESORE

Fotot/ Shqiptarët e Eurovision na bëjnë krenarë, pas Eleni Fuereires dhe Ermal Meta përkrah Eugent Bushpepën

Është shkruar shumë për tre këngëtarët shqiptarë që marrin pjesë në Eurovision, por deri më tani nuk i kishim parë bashkë. Pas Eleni Fuereires dhe Ermal Meta mbështet publikisht Eugent Bushpepën.

Meta, i cili përfaqëson Italinë në Eurovision, ka publikuar dy foto në twitter. Në foton me Elenin e cila përfaqëson Qipron, shkruan, “shqiptarë”.

Këngëtari ka publikuar dhe një tjetër foto me Eugent Bushpepën, të cilët me duart e tyre bëjnë simbolin  e shqiponjës dy krenare. “Pjesa e dytë”, shkruan Meta.  Të tre këngëtarët ngjajnë shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit.

Ethet e mbrëmjes së nesërme po ndihen që tani dhe na mbetet vetëm të presim në performancën e tyre.

 

 

 

Të fundit