Flash News

KRYESORE

Fotot/ Shqiptarët...nuk harrojnë të bëjnë selfie me shishe uiski në dorë, fshehur në karroceri kamionësh rrugës për në Angli

Gazeta britanike Daily Mail shkruna për një shqiptar emigrant të paligjshëm në Britani. Fari Lleshi është 29 vjeç nga Kukësi dhe është futur në Britani në vitin 2011, pas një dënimi 6 vjeçar  në Itali për grabitje banke.

Si shumcia e shqiptarëve, siç pohon vetë Lleshi për Daily Mail, ai ka hyrë në Britaninë e Madhe në karrocerinë e një kamioni. Lleshi tani punon  në të zezë dhe ka dy hobi: ai zotëron një faqe në Facebook të quajtur 'Albanians of London' me 70 mijë ndjekës dhe 'kompozon' këngë të cilat i hedh në youtube.

Në faqen e tij në Facebook, Daily Mail ka pikasur një fakt interesant: aty postohen selfie të qujatur 'stowaway selfies' të të rinjve shqiptarë që, ashtu si Lleshi, kanë hyrë në Angli ilegalisht me kamion.

Ndër to mund të shquash të rinj që bëjnë shqiponjën e flamurit me pëllëmbët e duarve (një simbol botërisht i njohur tashmë), apo të tjerë që pozojnë me shishe uiski në duar. Të fshehur në karrocerinë e një kamioni, me frazën e përhershme të emigrantit 'në kërkim të një jetë më të mirë"!

 

 

 

 

 

Të fundit