Flash News

KRYESORE

Fotot/ Si përgatitet një inspektim i Ramës, në terren ministrja, kryebashkiakja dhe zyrtarët lokal të PS-së

Nga Libohova, kryeministri Rama do të nis turin e vizitës në qarkun e Gjirokastrës. Mësohet se mesditën e sotme, Rama do të inspektojë punimet që po bëhen për rikonstruksionin e sheshit të kësaj bashkie.

Për mbarëvajtjen e kësaj vizite kanë zbritur në terren përfaqësuesit më të lartë të qeverisë dhe mazhorancës në qarkun e Gjirokastrës.

Siç duket edhe nga fotot, një ditë më parë, ministrja Mirela Kumbaro, kryetarja e bashkisë së Libohovës, por edhe zyrtarë të lartë të administratës në Libohovë si dhe përfaqësues të firmës që po bën punimet, janë kujdesur që të shohin nga afër zonën ku pritet të kalojë Rama.

Fotot e mëposhtme janë publikuar nga kryetarja e bashkisë së Libohovës një ditë më parë.

Të fundit