Flash News

KRYESORE

Fotot/ Stuhia shkatërron ‘Tirana Fan Zone’ te sheshi ‘Skënderbej’, dëmtohet monitori ku transmetohen ndeshjet e Botërorit

Që prej nisjes së kampionatit Botëror në Sheshin ‘Skënderbej’ është ngritur ajo që quhet ‘Tirana Fan Zone’. Por moti i keq që përfshiu kryeqytetin për disa minuta mesditën e sotme ka shkaktuar dëme edhe në këtë zonë.

Si pasojë e erës së fuqishme është dëmtuar monitori ku transmetohen ndeshjet dhe për pasojë ndeshja Brazil-Kosta Rikë nuk u shfaq.

Gjithashtu, siç shihet edhe në foto janë dëmtuar edhe disa prej stendave të cilat prej disa ditësh janë vendosur në sheshin ‘Skënderbej’.

Të fundit