Flash News

KRYESORE

Fotot/ Sulmohet në Shqipëri autobusi i linjës Ulqin-Prishtinë

Autobusi i linjës Ulqin – Prishtinë është sulmuar me gurë nga persona të panjohur në territorin e Shqipërisë.

Incidenti ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së djeshme në Reps të Lezhës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar.

Gurët që goditën autobusin e kompanisë “Barileva” lanë të thyer një xham dhe një nga fenerët e autobusit duke shqetësuar tej mase udhëtarët.

Indeksonline ka siguruar foto nga kjo ngjarje. Policia shqiptare thotë se menjëherë ka nisur hetimet për kapjen e autorëve.

Të fundit