Flash News

KRYESORE

Fotot/ Tifozët japonez të përlotur nga eliminimi, japin shembull në Rusi duke pastruar stadiumin

Tifozët japonez janë zhgënjyer mbrëmjen e djeshme nga humbja e ekipit të përfaqësuese së tyre me Belgjikën.  Me lot në sy, tifozeria japoneze ka ndenjur pas ndeshjes për të pastruar shkallët e stadiumit ku u zhvillua ndeshja.

Pavarësisht zhgënjimit nga eliminimi në Botëror, tifozët kanë dhënë një shembull të mirë duke pastruar shkallët, gjë të cilën e kanë bërë në të gjithë ndeshjet që Japonia ka luajtur në Rusi.

Jo vetëm shkallët e stadiumit por edhe dhoma e zhveshjes së lojtarëve është pastruar, duke dëshmuar kështu se kultura japoneze është shumë lart.

Të fundit