Flash News

KRYESORE

FOTOT/ Tuba nuk fshihet më, del publikisht me të dashurin e ri biznesmen

Aktorja e njohur turke Tuba Buyukustun është ndër më të dashurat dhe për publikun e saj. Divorci me babain e dy binjakeve të saj u përfol shumë në të gjitha mediat.

Tuba, ka vendosur të mos e fsheh më lidhjen e saj të re. Aktorja është shfaqur publikisht me të dashurin biznesmen, Umut Evirgen.

Me këtë dalje zyrtare në Stamboll, në festën e një marke të njohur dhe në krah të emrave më në zë të modës në Turqi, Tuba tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Kjo ishte dalja e parë në të cilën aktorja 35-vjeçare, së bashku me Umut Evirgen pozuan pa u fshehur para aparatëve. Madje, çifti u ndalua edhe nga mediat, të cilat nuk harruan të pyesin për planet për martesë, por as Tuba dhe as i dashuri i saj nuk i dhanë përgjigje kësaj pyetjeje.

Të fundit