Flash News

KRYESORE

Fotot/ U kritikua nga Rama se nuk përmbushi detyrën, Elisa Spiropali vjen me dekolte në Kuvend

Të gjithë sot ishin ‘sy e veshë’ për të pritur ndonjë reagim nga Elisa Spiropali, koordinatore për bashkëqeverisjen me qytetarët, e cila në punimet e Asamblesë Kombëtare të PS u kritikua ashpër nga kryeministri Edi Rama.

Shefi i qeverisë nuk u kursye kur i tha se “nuk e ka bërë punën e ngarkuar siç duhet”.

Megjithatë, ndërsa Spiropali fliste në sallën e parlamentit, vëmendja përqendrohej diku tjetër.  Spiropali kishte zgjedhur një veshje jo shumë të përshtatshme për një deputete, një bluzë relativisht të hapur në pjesën e gjoksit, e ngjashme me dekoltetë.

Spiropali është parë të vihet hera-herës edhe në siklet pasi vazhdimisht tentonte ta mbyllte me njërën dorë pjesën e hapur dhe të çarë të bluzës që i ekspozonte gjoksin.

Për më tepër, ju sjellim disa momente ku Spiropali flet në parlament dhe veshjen që sot tërhoqi vëmendjen më shumë se ajo që tha në foltore.

Të fundit