Flash News

KRYESORE

Fotot virale/ Humbi bastin për Spanjën, prezantuesi i njohur shkon në punë me fustan

Një prezantues i një emisioni sportiv është detyruar të shkojë në punë i veshur me fustan, pasi humbi bastin në ndeshjen Rusi-Spanjë.

Aleksandr Sofronov, prezantues i “Sport FM” kishte vënë bast se Rusia do të humbiste ndaj kampionëve të Spanjës, gjë që rezultoi e kundërta.

“Nëse kjo ndodh, unë do të vij me fustan në punë,”- ishte shprehur ditën e ndeshjes prezantuesi i  radios ruse. Siç duket edhe nga fotot, gazetari ka shkuar në punë i veshur me një fustan rozë të hapur dhe atlete.

Këto foto kanë qarkulluar në të gjitha rrjetet sociale duke u bërë virale.

Të fundit