Flash News

KRYESORE

Fotot/ Vlahutin, Rama dhe Leli inagurojnë impiantin e ujërave të zeza, por këtë verë pushuesit lahen mes tyre

Kryeministri Edi Rama, Ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin dhe kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli, ditën e sotme mbajtën fjalën në Vlorë, në një aktivitet të organizuar për inagurimin e  Impiantit të Përpunimit të Ujërave të Zeza.

Kryeministri e konsideron impiantin e ujërave të zeza një vepër infrastrukturore shumë të rëndësishme për mjedisdin e turizmin, që sipas tij, do të pasohet nga një sërë investimesh të tjera për ujin, kanalizimet dhe energjinë në zonën e bregdetit.

Është e rëndësishme të reflektojmë për faktin që për shumë vite ky potencial kishte mbetur në mëshirë të fatit. Po ashtu edhe plehrat pak metra larg në këtë zonë do të trajtohen me standartin e duhur. Kështu Vlora do të shpëtojë edhe nga një plagë tjetër e të shkuarës. Ky investim është i madh e i rëndësishëm por jo i fundit për sa i përket përpunimit të ujërave të zeza. Ne e dimë që çka e pengon gjithë vijën bregdetare të qytetit, Lungomaren, që të kthehet në një vijë ranore të frekuentuar si duhet është fakti se prej dekadash, ujërat e zeza të Vlorës derdheshin aty, në det”, u shpreh Rama gjatë fjalës së tij.

Sipas kryeministrit, impianti do të vihet në punë në tre muajt e ardhshëm, ndërsa pushuesit në vijën bregdetare (sidomos gjatë Lungomares), duhet të pushojnë këtë verë mes ujërave të zeza.

Politiko.al sjell më poshtë disa foto të bëra mbrëmë, (ndërkohë që tre zyrtarët darkonin në një nga restorantet pranë tyre), që dëshmojnë gjendjen aktuale përgjatë bredetit në zonën e Lungomares.

Ujërat e zeza të bizneseve derdhen në det, aty ku lahen dhe pushuesit.

Të fundit