Flash News

KRYESORE

Fotot/ Vlonjatët ndezin qirinj në nderim të humoristit Muhamet Lika

Dhjetëra qytetarë të Vlorës kanë ndezur qirinj në nderim të aktorit të humorit Muhamet Lika para teatrit  “Petro Marko”, për një nga figurat më të dashura jo vetëm të Vlorës, por të gjithë Shqipërisë, i cili për vite më radhë dhuroi buzëqeshje me skeçet e tij.

Largimi i papritur i tij në moshën 64 vjeçare preku thellë kolegët e tij dhe publikun. Lika, njëri nga parodistët e Vlorës dallohet për interpretimet e tij brilante në shumë numra humoristikë.

Trupi i pajetë i aktorit pritet të mbërrijë në Vlorë, në ditët e para të javës së ardhshme. Ai vdiq në Itali si pasojë e një ataku në zemër.

Të fundit