Flash News

KRYESORE

Fotot/ Zjarr në pjesën anësore të Kryeministrisë, policia ndërhyn me ujë dhe gaz lotsjellës

Disa varta zjarri janë vënë në pjesën anësore të Kryeministrisë, ndërsa policia ka ndërhyrë me ujë dhe gaz  lotësjellës.

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi në një deklaratë për median  nga protesta u shpreh se flaka është vënë nga provokatorë të Edi Ramës.

“Dhuna dhe zjarri nga provokatorët e Edi Ramës. As nuk kemi gaditur dhe qëlluar policë. Jam helmuar mbi 15 herë deri më tani.

Të jetë i bindur Edi Rama, nuk ikim më. Ne nuk marrim vendim. Vendimin do e marrë populli vet. Ne të parët e meritojmë këtë helmim pasi nuk duhet të kishim lënë këtë hajdut të vijë në pushtet”, u shpreh Kryemadhi.

Të fundit