Flash News

KRYESORE

Fotot/"I forti" i familjes së njohur në Romë i thyen hundën gazetarit të Rai-t

Dy të dërguar të programit të Rai 2 "Nemo Nessuno Escluso", gazetari Daniele Piervincenzi dhe operatori Edoardo Anselmi, janë sulmuar në mënyrë të dhunshme në Ostia, një lagje e Romës, nga Roberto Spada, anëtar i familjes Spada, e cila është e njohur për disa hetime gjyqësore. Gazetari po e pyeste Spadën lidhur më mbështetjen që i kishte dhënë familja e tij Casapund-it në zgjedhjet e fundit.

Rai ka shpjeguar përmes një njoftimi se për të realizuar një kronikë lidhur me votimet në komunën e Ostias, Piervincenzi kishte shkuar në palestrën e Roberto Spadës për t’i marrë një koment për mbështetjen e tij ndaj CasaPound, gjë të cilën e kishte deklaruar në profilin e tij në Facebook, disa ditë përpara zgjedhjeve. Duke iu përgjigjur disa pyetjeve papritur Spada papritmas e goditi tepër dhunshëm me kokë Piervincenzi-n dhe e gjëmoi, duke e rrahuar me një skop. Më pas, së bashku me një person tjetër u drejtua nga operatori, duke e goditur me shkelma dhe grushte. Dhe telekamera e Rai-t filmoi gjithçka. Piervincenzi përfundoi me hundën e thyer dhe ka marrë një leje mjekësore prej 30 ditësh për ta marrë veten.

Me gazetarët e dhunuar është solidarizuar edhe kryeministri italian Gentiloni, që e dënoi dhunën, ndërsa vetë gazetari Piervincenzi tha se është gati ta falë Spadën, nëse ky i fundit i kërkon falje të gjithë qytetit. Vetë Spada u shpreh: “Më falni... unë e kuptoj dhe e respektoj punën e të gjithëve... pasi kisha një orë e gjysëm që i thoja vazhdimisht se ‘nuk dua të jap ansjë intervistë’... hyri me forcë në një asamble ortakësh... duke penguar zhvillimin e saj dhe duke trembur tim bir... ju çfarë do të kishit bërë??? Gjatë 10 ditëve të fundit kanë ardhur të paktën 30 gazetarë të na çajnë dërrasat... durimi ka një limit”.

 

Të fundit