Flash News

KRYESORE

Foto/'Zia' e shtypit pranë Kryeministrit. 'Tema' ka një postim të orës 19. 56 ku 'pret përgjigjen e Bashës'

Gazeta 'Tema' e Mero Bazes, një gazetari race dhe një 'Mefistofeli' të shtypit të shkruar shqiptar, e shpjegon më mirë se asgjë 'Depresionin e madh' në anën e majtë të politikës dhe të medias.

Lajmi i fundit që lidhet me negociatat për krizën dhe zhvillimet rreth saj i përket orës 19.56 minuta dhe kumton 'nuk ka negociata tani pritet përgjigjia e Bashës'.

Shumë gjëra kanë ndodhur gjatë më shumë se dy orëve e gjysmë. Aleatët e koalicionit opozitar janë mbledhur në zyrën e Bshës dhe janë dakordësuar për t'i thënë 'po', amerikanëve dhe vetingut.

Tema vazhdon të mbetet te lajmi 'provokues' i orës 19.56 duke pritur përgjigjen e Bashës. E cila ka ardhur edhe është 'PO'.

Temës i ka mbetur ora, ose ka rënë në heshtje. Dhe, Mero nuk është nga ata që heshten kollaj. 

Ah, po, ora eshte 10.45!

 

Të fundit