Flash News

KRYESORE

“Fqinj me Sal Rusin dhe ish-anëtarin e Gambinos”, gazetari nxjerr rastësitë e çuditshme që lidhin Ramën me rezidencën në New York

“Fqinj me Sal Rusin dhe ish-anëtarin e Gambinos”, gazetari

Dy ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha publikoi fotot e një vile në Staten Island, në New York për të cilën thotë se i përket kryeministrit Edi Rama.

Sipas mesazh dërguesit, shtëpia ndodhet në Staten Island, në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, teksa shton se ajo po ndërtohet e re dhe është pranë shtëpisë si Selim Rusit, për të cilin thotë se ka njohje të forta me Ramën.

Ndërkohë, gazetari Armand Maho bën një tjetër analizë të dyshimtë sa i takon lidhjes së kryeministrit Rama me biznesmenin e njohur Sal Rusin.

Ai parashtron ‘rastësitë e çuditshme’ siç i cilëson ai, për rezidencën pranë Sal Rusit, banesë që më parë i përkiste një ish-anëtari të familjes mafioze Gambino, apo njohjet e të vëllait Olsi Rama.

Reagimi i plotë:

Rastesite e cuditshme qe e lidhin Ramen me New Yorkun.

Prona me numer 177 Benedict rd, ne Staten Island, Neë York, eshte shtepia e mafiozit italian Pol Castellano pjese e klanit mafioz Gambino, e blere nga shqiptari nga Dibra e madhe Sal Rusi. Ndersa prona tjeter ngjitur me numer 155 ne te njejten rruge si ”rastesisht” eshte prona e nxjerre para dy ditesh nga ish kryeministri Berisha si shtepia e blere nga Edi Rama ne Staten Island. Deri para njoftimit te Berishes kjo prone kishte mbetur ne faqet e agjensive imobilare Truila dhe Movito, te SHBA por qe nga dita e djeshme ajo serisht “ rastesisht” rezulton “jashte tregut”, cka do te thote se ose eshte shitur ose pronari ka nderruar mendje. Duhet theksuar se viziten e pare pasi u mori postin e kryeministrit Rama i shoqeruar dhe nga presidenti i Kosoves atehere kryeminister Hashim Thaci e bene pikerisht dhe kete here “ rastesisht” ne shtepine e Sal Rusit ne Staten island. Nje vizite e Hillari Clinton gjate fushates se saj presidenciale ne shtepine Sal Rusit u cilesia si skandal nga mesiat americane per shkak te hostorise qe mbartte kjo shtepi. Ne fakt Sal Rusi eshte i pari pronar jo italian i prones me numer 177. Me pare ajo kalonte kryesisht ne perdorim ose pronesi te ish antareve te familjes Gambino. Nuk eshte hera e pare qe emri i Rames lakohet per blerje pronash ne Neë York dhe pothuaj ne te gjitha rastet ashtu si “ rastesisht” del emri i Rusit, nje njohje qe ka ardhur nga vellai i Kryeministrit, Olsi kur ky i fundit jetonte ne SHBA.

Të fundit