Flash News

KRYESORE

Fran Dashi është avokati që do mbrojë Izet Haxhinë në Shqipëri; do të kërkohet hapja e dosjes së Azem Hajdarit

Fran Dashi është avokati që do mbrojë Izet Haxhinë

Fran Dashi është avokati që do të mbrojë Izet Haxhinë, pasi ky i fundit të ekstradohet në Shqipëri. Ish-truproja e Sali Berishës ndodhej në arrati prej dekadash, i akuzuar për vrasjen e Azem Hajdarit, por së fundmi ai ka vendosur të dorëzohet në policinë e Turqisë, shtet ku strehohej.

Sipas ‘News 24’, familjarët e Haxhisë kanë firmosur prokurorë që i akuzuari të mbrohet nga avokati Dashi. Po ashtu raportohet se avokati do të kërkojë rihapjen e dosjes së Azem Hajdarit.

Kush është Fran Dashi

Avokati Fran Dashi u arrestua dhjetor të 2013-ës pas investigimit të emisionit ‘Fiks Fare’ ku pretendohej se ai, ish-prokurori i Pukës, Pëllumb Premçi, Sekretarja e Gjykatës së Pukës, Liljana Shkjau, kancelarja Melihà Kuka, avokati tjetër Feriz Xhurxhi, si dhe sekseri Dëfrim Prenci, ishin përfshirë në një skemë korruptive. Ata akuzoheshin nga një qytetar se i kërkonin 500.000 lek (të reja) për lirimin e secilit prej pesë anëtarë të familjes së tij, të arrestuar për pjesëmarrje në një protestë ndaj kompanisë së përpunimit të bakrit në Fushë-Arrëz, “BerAlb”.

Të fundit