Flash News

KRYESORE

Fran Frrokaj: Mandatet e deputetit s’duhej të digjeshin, një zgjidhje e mirë do vijë për shqiptarët

Fran Frrokaj: Mandatet e deputetit s’duhej të digjeshin, një

Kryebashkiaku demokrat i Lezhës, Fran Frrokaj, mendon se opozita bëri gabim që dogji mandatet e deputetit. Ai mendon se sa i përket krizës politike, një zgjidhje e mirë për shqiptarët do të vijë, duke qenë se Gjykata Kushtetuese ende nuk ka shprehur qëndrimin e saj.

“Unë nuk e kam thënë se është një gafë, por e kam thënë se është gabim. Në komunikimet e mia me kryetarin është se ka edhe rrugë të tjera. Nuk kishte kuptim që të dilnim nga parlamentin dhje më pas do të hynim të gjithë me popullin në parlament. Unë nuk jam për këtë. A ka ikë koha e krahasimit me Berishës. Dje shqiptarët i besuam PD-së me mosdaljen e tyre në votime. Unë kam marrë 21 200 vota dhe kundërshtari im ka marrë 17 mijë vota , ndërsa ai ka marrë 13 mijë vota.

Praktikisht nuk kanë fituar, sepse nuk kanë festuar për fitoren e tyre. Politika është dialog, në të kundërt është një luftë. Unë besoj tek lideri im, është perëndimor dhe ka vizion. Një zgjidhje të mirë për shqiptarët do të vijë, sepse Gjykata ende nuk ka folur, nga ana tjetër është edhe presidenti. Do të këtë zhvillime të jashtëzakonshme në të mirë të procesit dhe ua garantoj se do t’ia dalim”-shtoi Frokaj “A Shoë” në News 24.

Ai u ndal edhe te qeveria Rama dhe te rruga jo e mirë ku është futur kreu i qeverisë.

“Makineria e qeverisë po jep krisma, po bën shumë zhurmë dhe nuk po punon ëmbël. Ka dy variante, ose të ndalojë dhe ta rregullojë ose do të shkojë për skrap”.

Të fundit