Flash News

KRYESORE

Franca dhe “aleatet” po ia kthejnë mendjen Gjermanisë për Shqipërinë dhe Ballkanin, në tavolinë dy propozime

Franca dhe “aleatet” po ia kthejnë mendjen Gjermanisë

Këmbëngulja e presidentit të Francës Emmanuel Macron për të ndryshuar rregullat e anëtarësimit në BE mund t’ia ketë arritur qëllimit. Franca dhe Gjermania kanë rënë parimisht dakord për rregulla të reja.

E kjo do të thotë që për shtetet e Ballkanit Perëndimor, hyrja në union të bëhet mjaft e vështirtë. Madje, edhe mund të bllokohet fare.

Sipas gazetës serbe “Novosti”, Serbia, Mali i Zi, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut do të kenë në tavolinë një propozim të ri në samitin e BE-së për Ballkanin Perëndimor në majin e 2020-ës.

Duket se Gjermania, nisur nga kundërshtimi i fortë i Francës, por edhe i shteteve të tjera si Holanda dhe Danimarka, është dorëzuar. Por kancelaria Angela Merkel po punon që oferta të jetë sa më joshëse për vendet ballkanike, në mënyrë që ato të mos tërhiqen nga të tjera influenca, por të ngelen besnike të BE-së.

Dy janë propozimet për shtetet ballkanike. Një ide është që të prezantohet i ashtuquajturi integrimi sektorial në BE, që ndodh pas mbylljes së secilit kapitull, shteti virtualisht hyn në sistemin e BE-së në fushën e caktuar, duke shmangur kështu pritjen, për t’u bërë një anëtar me të drejta të plota i unionit.

Për shembull, kur përfundohet negocimi në fushën e transportit, trafikut apo ekologjisë, shteti kandidat menjëherë do të ketë akses në të gjitha fondet e BE-së, si edhe çdo shtet tjetër.

Por një propozim tjetër është edhe modeli norvegjez, në bazë të të cilit në vend të anëtarësisë në BE, Shqipërisë dhe shteteve të tjera të Ballkanit Perëndimor mund t’u ofrohet anëtarësi në dy institucione kyçe të unionit; në Shoqatën Evropiane të Tregtisë së Lirë (EFTA) dhe në Zonën Ekonomike Evropiane (EEA), anëtarë të të cilave janë Islanda, Lihtenshtejni, Norvegjia dhe Zvicra, të cilat nuk janë shtete anëtare të BE-së.

Të fundit