Flash News

KRYESORE

Franca dhe Britania kërkojnë ‘zgjidhje diplomatike’ për çështjen e Koresë, Kina thirrje SHBA-së për vetëpërmbajtje

Franca dhe Britania kërkojnë ‘zgjidhje diplomatike’

Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri sot thirrje për të dëshmuar të gjithë përgjegjshmëri dhe për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm të tensioneve, pas disa ditë të mbingarkuara mes Uashingtonit dhe Phenianit.

Në një deklaratë, Macron shprehu shqetësimin e tij “përballë përkeqësimit të kërcënimit balistik dhe bërthamor me burim nga Koreja e Veriut. Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime të përbashkëta, të vendosura dhe me efikasitet për të nxitur Phenianin për të rinisur pa kushte rrugën e dialogut”.

Së bashku me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, Franca i kërkoi Koresë së Veriut për të përmbushur menjëherë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe të vijojë me ç’armatosjen e plotë në mënyrë të verifikueshme dhe të pakthyeshme të programeve të saj bërthamore dhe balistike.

Edhe ministri britanik i Punëve të Jashtme, Boris Johnson vuri sot para përgjegjësisë regjimin e Kim Jong-Un për krizën e krijuar mes Koresë së Veriut dhe SHBA, duke siguruar se po punonte me partnerët e tij për gjetjen e një “zgjidhje diplomatike”.

“Regjimi koreano-verior është burimi i këtij problemi, dhe duhet t’a zgjidhë këtë ngërç”, shkruan ai në rrjetin social Twitter.

“Komuniteti ndërkombëtar është i bashkuar për t’u siguruar që Koreja e Veriut t’i japë fund veprimeve agresive”.

“Ne po bashkëpunojmë me SHBA dhe partnerët tanë në rajon për arritjen e një zgjidhje diplomatike të krizës”, pohoi ai.

Nga ana tjetër, Presidenti i Kinës, Xi Jinping i ka bërë thirrje presidentit të SHBA-së, Donald Trump të ushtrojë vetëpërmbajtje në deklaratat e tij të ashpra ndaj Koresë së Veriut, njoftoi sot agjencia zyrtare kineze e lajmeve, Hsinhua.

“Gjatë një bisede telefonike me presidentin,Trump, Xi tha se palët e interesuara duhet të shmangin vërejtjet dhe veprimet që mund të përshkallëzojnë tensionin në Gadishullin Korean”, sipas Hsinhua.

Rekordi i Trump, në 8 muaj si president ka kërcënuar 3 shtete me luftë

Të fundit