Flash News

KRYESORE

Franca mbështet zyrtarisht ndryshimin e kufijve: Marrëveshja të bazohet në qëndrimet e dy presidentëve

Franca mbështet zyrtarisht ndryshimin e kufijve: Marrëveshja të

Ndryshe nga Gjermania, Franca i ka hapur rrugë ndryshimit të mundshëm të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë. Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Francës, Agnès Von der Mühll e pyetur për këtë çështje ka deklaruar se Parisi mbështet një marrëveshje gjithëpërfshirëse bazuar në qëndrimet e dy presidentëve.

“Franca e përkrah plotësisht ndërmjetësimin nga Federica Mogherini dhe e shpreh qëndrimin që diskutimet të thellohen për të gjitha çështjet kontestuese dhe duhet do të sjellin së shpejti një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe definitive ndërmjet dy vendeve, bazuar në qëndrimet e deklaruar nga dy presidentet”, ka theksuar ajo.

Sipas saj, Presidenti i Francës, Macron e ka dhënë mbështetjen e Francës për këtë dinamikë gjatë takimit me presidentin Vuçiç, në Paris, me 17 korrik dhe i përkrah përpjekjet e dy udhëheqësve.

“Franca konsideron që i takon dy palëve të përcaktojnë përmbajtjen e një marrëveshjeje dhe të shterojnë të gjitha opsionet që do të mund të çonin të një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe definitive”, ka shtuar Agnès Von der Mühll.

Të fundit