Flash News

KRYESORE

Franca ndryshon mënyrën e testimit të maturantëve, për herë të parë që nga viti 1808

Franca ndryshon mënyrën e testimit të maturantëve, për

Franca do të ndryshojë për herë të parë formatin e provimit të maturës, për herëtë parë që nga viti 1808. Kjo për shkak të krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19.

Njoftimi është dhënë sot nga Ministri i Arsimit të Francës, Jean-Michel Blanquert i cili u shpreh duke thënë se provimi tradicional do të zëvendësohej me mjete të tjera, siç janë kontrollet e rregullta të progresit në fusha të tilla si detyrat e kursit dhe të shtëpisë dhe se Franca do të zhvillonte orët mësimore në qershor për të zëvendësuar kohën e humbur.

Shkollat ​​dhe universitetet franceze janë mbyllur që nga fillimi i marsit si pjesë e një bllokimi mbarëkombëtar për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Blanquer shtoi se një kthim i nxënësve në shkolla në fillim të majit ishte vetëm një “hipotezë” tani për tani.

Provimet e maturës së Francë quhen ‘Baccalaureate’ ose ndryshe ‘Bac’. Ai është një test i njohur dhe që bën lajm kombëtar çdo vit.

Të fundit