Flash News

KRYESORE

‘Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër’/ Ambasadorja franceze ‘zbut’ qëndrimin e Macron: Dera e BE e hapur për Shqipërinë

‘Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër’/

Ambasadorja e Francës në vendin tonë, Christine Vasac,  që nga Korça tha se dera e BE për Shqipërinë është gjithmonë e hapur. Duke u ndalur te qëndrimi i presidentit Macron, Vasac tha se ka pasur thjesht disa interpretime që nuk korrespondojnë me të vërtetën. Ajo theksoi se u takon palëve politike në Shqipëri që të zbatojnë ligjet më vullnet.

“Doja të përsërisja atë që tha Macron për këtë çështje. Ai ka thënë se vendet e Ballkanit Perëndimor, mes të cilave është edhe Shqipëria kanë vokacion që të jenë në të ardhmen në BE. Franca nuk ka qenë asnjëherë kundër. Ka pasur thjesht disa interpretime që nuk korrespondojnë me të vërtetën. Po jua them edhe në shqip, "dera është e hapur". Kjo do të thotë dy gjëra, së pari që reformat të vazhdojnë dhe të kenë rezultate konkrete. Nuk mjafton të miratohen ligje, ato duhet të zbatohen. Palët duhet të shprehin vullnet të plotë”, tha Vasac.

Ndërsa për mini-shengenin ballkanik, Vasac tha se forcimi i madh mes vendeve është i mirëpritur, por shtoi se analiza bëhet vetëm pas vendimeve që do të merren.

Të fundit