Flash News

KRYESORE

Franca padit Google dhe Apple, praktika abuzive në Gjykatën Tregtare të Parisit

Franca padit Google dhe Apple, praktika abuzive në Gjykatën Tregtare

Ministri i ekonomisë në Francë, Bruno Le Maire, ka deklaruar se do të ngrejë padi kundër Google dhe Apple për praktikat abuzive në Gjykatën Tregtare të Parisit.

“Ne do të ngremë padi kundër Google dhe Apple për praktikat tregtare abuzive në Gjykatën Tregtare të Parisit”, ka thënë ai për radio ‘RTL’.

Sipas Le Maire, në padi do të përmenden kushtet e vëna nga gjigantët amerikanë, tarifat e imponuara, kontratat e modifikuara njëanshmërisht, si dhe çështjet e rifreskimit të të dhënave.

Ai gjithashtu shtoi se të gjitha këto janë të papranueshme dhe dy kompanitë rrezikojnë sanksione në miliona euro.

“Të gjitha këto janë të papranueshme dhe ne nuk mund të lejojmë të trajtohemi kështu siç jemi trajuar deri tani. Dy kompanitë rrezikojnë sanksione në miliona euro. Përgjegjësia ime është të jem garanti ekonomik i opinionit publik”, ka përfunduar ai.

Të fundit