Flash News

KRYESORE

Franca refuzon azilantët shqiptarë; në dy muaj 156 operacione riatdhesimi

Franca refuzon azilantët shqiptarë; në dy muaj 156 operacione

Azilantët shqiptarë po kthehen dita ditës nga Franca pas refuzimit të kërkesës së tyre për azil. Mësohet se Zyra Franceze për Migracionin dhe Integrimin, ka bërë të mundur transportin e 178 shtetasve shqiptarë, të cilët janë kthyer vullnetarisht në Shqipëri, pas refuzimit të kërkesës së tyre për azil nga autoritetet franceze.

Të tjera fluturime riatdhesimi vullnetare apo të detyruara, priten në javët që pasojnë, nga Policia Kufitare, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit.

Vetëm në këto dy muaj janë kryer 156 operacione riatdhesimi, në bashkëpunim me FRONTEX-in dhe vendet e destinacionit, ku janë riatdhesuar 1 044 shtetas.

Të fundit