Flash News

KRYESORE

Franca regjistron një rekord rastesh mbi 10 mijë të infektuarish në 24 orët e fundit

Franca regjistron një rekord rastesh mbi 10 mijë të infektuarish

Autoritetet franceze kanë raportuar këtë të shtune 10`561 raste të reja me koronavirus, raste të regjistruara  në 24 orët e fundit. Ky është një lajm i keq dhe një rekord (negativ) me Francën që arrin shifrën e 10 000 rasteve të reja në ditë për herë të parë që nga shpërthimi i pandemisë.

Teksa dje, Franca kishte regjistruar 9 843 raste të reja, shifër që përbënte rekord më vete.

Këto shifra shqetësuese kanë bërë që Franca të planifikojë një reagim të ashpërsuar ndaj pandemisë së COVID-19.

Jean-Francois Delfraissy që është kreu i Këshillit Shkencor që këshillon qeverinë mbi pandeminë, ka paralajmëruar se vendime të vështira mund të merren gjatë javëve në vazhdim.

Të fundit