Flash News

KRYESORE

Franca skualifikon me turp Argjentinën e Messit, skuadra e parë që arrin në çerekfinale

Franca skualifikon me turp Argjentinën e Messit, skuadra e parë

Ndeshja Francë-Argjentinë është mbyllur me rezultatin 4-3 për francezët të cilë kaluan në avantazh që në minutat e para, duke skualifikuar kështu skuadrën amerikano-latine.

Të parët që kanë kaluar në avantazh janë francezët, të cilët arritën të çojnë rezultatin në 1-0 me një penallti të shndërruar në gol të Greizman.

Ndërkohë nuk ka kaluar shumë dhe ka ardhur edhe goli i barazimit nga Di Maria, i cili arriti të shënonte një super gol në minutën e 40', duke i çuar shifrat në 1-1.

Në fillim të pjesës së dytë ishte Argjentina që kaloi menjëherë në avantazh. Një goditje jashtë zone e Lionel Messit u shndërrua në gol falë devijimit të Mercado-s, i cili ndodhej i zbuluar brenda zonës së francezëve.

Pas golit të avanatzhit për Argjentinën, francezët arrijnë të kalojnë sërish në avantazh me Pavard në minutën e 57'dhe më pas me Mbappe i cili shënoi dopietën në 62' dhe 68' duke çuar rezultatin në 4-2.

Kur gjithçka ishte tashmë në favor të francezëve, në minutat shtesë, Aguero arrin të shënojë një tjetër gol për Argjentinën duke çuar rezultatin në 4-3, rezultat i cili mbylli edhe ndeshjen e parë për fazën e 1/8 të Kupës së Botës.

Kështu franca bëhet ekipi i parë që kualifikohet në çerekfinalen e "Rusi 2018".

 

 

Të fundit