Flash News

KRYESORE

Franca tërheq ambasadorin në Romë; përplasja më e madhe me Italinë që pas Luftës së Dytë Botërore

Franca tërheq ambasadorin në Romë; përplasja më e madhe

Në një lëvizje të jashtëzakonshme diplomatike, Franca ka tërhequr ambasadorin e saj në Itali. Vendimi është marrë sot nga Parisi pas shkëmbimeve të ashpra në deklarata midis zyrtarëve të të dyja shteteve.

Kulmi i tensionit arriti të martën kur Luigi di Maio dhe Matteo Salvini, dy drejtuesit e Qeverisë italiane, u takuan me përfaqësuesit e ‘Jelekëve të Verdhë’, të cilët protestojnë prej muajsh në rrugët e Francës.

Në një deklaratë për media, Ministria e Jashtme franceze e ka konsideruar sjelljen e italianëve si të paprecedentë, të paktën që pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

"Për disa muaj, Franca ka qenë subjekt i akuzave të përsëritura, sulmeve të pabazuara dhe deklaratave të egra. Kjo është e pashembullt që nga fundi i luftës. Ndërhyrja e fundit është një provokim shtesë dhe i papranueshëm”, thuhet ndër të tjera në deklaratë.

Ambasadori francez është thërritur në Paris për konsultime, sipas Ministrisë së Jashtme.

Gjithçka ka nisur me refuzimin e Francës për të pranuar më shumë emigrantë që mbërrijnë në brigjet e Italisë, për të kaluar te akuzat e zyrtarëve italianë se francezët vijojnë të kolonizojnë popujt e Afrikës.

Të fundit