Flash News

KRYESORE

Francë-Shqipëri në shifra, shanset e kuqezinjve për të fituar

Franca do të luajë në Paris në “Parc des Princes” kundër Shqipërisë të shtunën në mbrëmje, në takimin kualifikues të Euro 2020 në Grupin H. Gjelat janë të parët në renditje me 9 pikë të grumbulluara nga 4 takime, kurse kuqezinjtë në vend të katërt me 3 pikë më pak.

Ndeshja e fundit mes të dyja kombëtareve u luajt më 15 qershor të 2016, e vlefshme për sfidën e fazës së grupeve në Euro2016. “Gjelat” fituan me rezultatin 2-0 me gola të Antoine Griezmann dhe Dimitri Payet-it (Franca organizatore).

Të dyja kombëtaret, në total janë përballur 7 herë, me Francën që ka fituar 5 prej tyre, kurse kuqezinjtë vetëm 1 herë.

Në takimin fundit, kampionët e botës nuk e patën fare të thjeshtë, madje mundën të thyenin mbrojtjen e Shqipërisë vetëm në shtesë. Në shtëpi, Franca ka fituar të 3 takimet ndaj kuqezinjve, ndërsa barazoi në miqësore 1-1. Sfidën e fundit, “gjelat” e kanë luajtur kundër Andorrës, të cilët e fituan me rezultatin 4-0.

Kurse kuqezinjtë mundën në shtëpi Moldavinë me rezultatin 2-0. Franca nuk e njeh humbjen në shtëpi në 14 takimet, fundit, ndërsa ka fituar 4 sfidat e fundit. Kurse në 7 përballjet e fundit të Shqipërisë, barazimi ka munguar. Kuqezinjtë në 6sfidat e funti kanë alternuar humbjet me fitoret, ndërsa asnjëherë nuk është përsëritur i njëjti rezultat radhazi.

Të fundit