Flash News

KRYESORE

Francesco Totti: Kampionatin e ka Juventusi, Roma garon për vendin e dytë

Francesco Totti: Kampionatin e ka Juventusi, Roma garon për vendin e

Francesco Totti, i cili tashmë mban një post drejtuesi në klubin e Romës, është shprehur së fundmi se titulli në “Serie A” i përket Juventusit dhe skuadrat e tjera përfshirë dhe Romën, luftojnë për vendin e dytë apo të tretë.

“Juventusi nuk bën pjesë në këtë garë për titull, bën një kampionat më vete. Roma dhe të tjerat duelojnë për vendin e dytë. Është e kotë kur skuadrat e tjera deklarojnë se synojnë titullin, por në realitet të gjitha kërkojnë të renditen mes vendit të dytë dhe të katërt, që të shkojnë në Champions League”, ka deklaruat Totti.

Ai gjithashtu ka folur edhe për trajnerin e verdhekuqve, Di Francesco-n për të cilin thekson se është një trajner me karakter dhe që nuk ndikohet nga askush.

“Është një nga trajnerët më të mirë në Itali, me karakter dhe nuk influencohet nga askush. Ne si klub dhe tifozeria duhet t’i qëndrojë pranë. Nuk jemi në një tunel vetëm se kemi humbur një ndeshje. Kemi një ekip shumë të mirë dhe fjalën krizë do ta përdorja nëse do të humbisnim 10 ndeshje radhazi e jo tani”, ka thënë Francesco Totti.

Të fundit