Flash News

KRYESORE

Frangaj dhe Hoxha a janë kazanë? Edi Rama nuk tregohet trim si me gazetarët, ja çfarë përgjigje jep

Frangaj dhe Hoxha a janë kazanë? Edi Rama nuk tregohet trim si me

Kryeministri Edi Rama tregohet shumë trim kur vjen puna për të sulmuar gazetarët dhe analistët që flasin dhe shkruajnë në mediat, për të cilat ai akuzohet se i kontrollon. Por kur pyetet edhe nëse pronarët e këtyre mediave janë kazanë, Rama nuk di të tregohet po aq trim sa me gazetarët, madje sërish fajin ua hedh këtyre të fundit.

“Pronarët e mediave janë kazanë? Sandri (Frangaj) është kazan?”,- e pyeti Ylli Rakipi në emision Ramën dhe përgjigjja e tij ishte: “Unë nuk kam gjë personale. Këta kanë një mëkat si pronarë, që pranojnë nivelin e gazetarisë, ky nivel gazetarie…”

"Po për Vjollcën e Topit (Top Channel), ç’mendim ke, është kazan?”,- insistoi sërish Rakipi, por Rama sërish iu shmang pyetjes: “Nuk flas për personin por për fenomenin.”

Të fundit