Flash News

KRYESORE

Frika e hakmarrjes së Rusisë pas sulmeve në Siri, Britania e Madhe në alert, cilat mund të jenë pasojat

Frika e hakmarrjes së Rusisë pas sulmeve në Siri, Britania e

Britania e Madhe ka nisur të marrë masa urgjente, pasi ekziston frika se Rusia mund të marrë hak, pas përfshirjes së saj në sulmet me raketa në Siri, bashkë me SHBA dhe Francën.

Zyrtarët e inteligjencës në GCHQ dhe Ministrinë e Mbrojtjes janë gjendje alarmi, pasi Rusia mund të kundërpërgjigjet. Sekretari i Jashtëm Boris Johnson pranoi dje kërcënimin, duke thënë se Mbretëria e Bashkuar duhej të merrte "çdo masë paraprake të mundshme", pasi Putin mund të hakmerret me sulme kibernetike, shkruan Daily Mail, raporton politiko.al.

Sipas tij, ekziston frika se sistemet vitale të transportit, furnizimet me ujë, rrjetet e gazit, bankat, spitalet dhe madje edhe kontrolli i trafikut ajror mund të hakohen nga Rusia në përgjigje të sulmit regjimit të Bashar al-Assad.

Burimet e inteligjencës gjithashtu druajnë se hakmarrja mund të përfshijë publikimit në internet të të ashtuquajturit 'kompromat', që është informacion komprometues për deputetët apo figura të tjera publike.

Sipas tabloidit të njohur, të shtunën, Rusia paralajmëroi për 'pasojat' pas sulmeve ajrore.

Moska ka nisur tashmë sulmet e përsëritura në internet kundër Britanisë së Madhe dhe shefat e inteligjencës frikësohen se kanë aftësinë për të sulmuar sisteme të caktuara. Duke folur në shfaqjen e Andrew Marr të BBC, Z. Johnson tha: "Unë mendoj se ne duhet të marrim çdo masë paraprake të mundshme.

Të fundit