Flash News

KRYESORE

Frika e Kryemadhit: Shqiptarët rrezikojnë të mbeten pa rroga, duhej pakt kombëtar

Frika e Kryemadhit: Shqiptarët rrezikojnë të mbeten pa rroga,

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi mendon se faji është i qeverisë Rama nëse nuk hapen negociatat me BE-në. Ajo mendon se shumica duhej që të bënte, atë që politikanët kroatë bënë disa vjet më përpara, një pakt kombëtar.

“Pakti kombëtar është dhe miratimi i reformës në drejtësi. Çfarë ndodhi, nuk e donin, donin ta grabisnin reformën në drejtësi dhe tani e kanë mbi hanxhar mbi kokë. Edhe ndërkombëtarët, Lu dhe Vlahutin…Ku janë ata të dy sot? Ne jemi këtu dhe po kapemi për flokësh edhe pse ti dhe Ditmiri s’keni flok”, tha Kryemadhi.”, tha Kryemadhi në “Opinion”.

Por ajo ka një tjetër frikë, kolapsin ekonomik.

“Kolapsin ekonomik që do t’ju ndodhi shumë shpejt shqiptarëve. Ku do të ngelen shqiptarët pa rroga dhe pensionistët pa pensione. Fshehja e transparencës së Ministrisë së Financave për thesarin është një krim tjetër… Po po, pa rroga do mbeten shqiptarët…”

Të fundit