Flash News

KRYESORE

"Frika është më ngjitëse sesa virusi": Spiderman-i francez ngjitet në ndërtesën e lartë në Barcelonë në shenjë proteste

"Frika është më ngjitëse sesa virusi": Spiderman-i

Një alpinist urban, i njohur gjithashtu si Spiderman-i francez, është ngjitur në majë të një ndërtese të lartë  në Barcelona në përpjekje për të rritur vetëdijen për "frikën e koronavirusit".

Alain Robert u ngjit në ndërtesën 38-katëshe (144 metra) duke përdorur vetëm duart e tij të zhveshura (pa doreza) për rreth 20 minuta. Robert tha që ai dëshironte të tërhiqte vëmendjen ndaj asaj që ai e përshkroi si "paranojën" e koronavirusit.

"Problemi është se frika është më ngjitëse sesa vetë virusi", tha ai.

Franca kufizohet me Italinë e cila ka pasur numrin më të madh të vdekjeve nga  koronavirusi, jashtë Kinës - 107 dhe të paktën 3,089 njerëz kanë rezultuar pozitivë.

Në të gjithë botën, më shumë se 93,000 njerëz janë infektuar dhe mbi 3,100 kanë vdekur, shumica dërrmuese në Kinë.

Të fundit