Flash News

KRYESORE

Frika nga coronavirus, drejtori i Kadastrës në Tiranë urdhër të pazakontë për punonjësit: Ndalohet rreptësisht dhënia e dorës

Ndërsa frika nga virusi Covid-19 ka përfshirë të gjithë botën, e tashmë prej një jave edhe Shqipërinë prej rasteve të shtuara në Italinë fqinje, drejtori i Kadastrës Elion Semanaj ka nxjerrë një urdhër të pazakontë.

Sipas shkresës, drejtori u kërkon në pesë pika punonjësve që të shmangin çdo lloj kontakti fizik mes tyre dhe me personat jashtë institucionit, madje edhe shtrëngimin e dorës.

Masat:

1- Ndalohet rreptësisht hyrja e personave të pa autorizuar në ambientet e Drejtorisë Vendore Tiranë-Veri

2- Të merren masa për garantimin e higjienës personale të subjekteve

3-Shmangien e grumbullimeve masive në ambientet e brendshme të punës

4- Shmangien e kontaktit fizik midis personave të jashtëm dhe punonjësve

5- Ndalohet rreptësisht dhënia e dorës ndërmjet personave të brendshëm dhe të jashtëm

6-Urdhëri hyn në fuqi menjëherë për shkak të virozave

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ky është urdhri i parë i kësaj natyre në Shqipëri, ndonëse kryeministri Edi Rama dhe autoritetet të tjera të ministrisë së Shëndetësisë apelojnë se nuk ka vend për panik, pasi deri tani nuk është konfirmuar asnjë rast i prekur me coronavirus.

Të fundit