Flash News

KRYESORE

Frika nga Covid-19, Rama, Meta dhe Ruçi të vetmit në homazhet për dëshmorët e atdheut, Basha i veçuar

5 maji, dita e dëshmorëve të atdheut ka bërë bashkë kryeministrin Edi Rama, presidentin Ilir Meta dhe kreun e Kuvendit Gramoz Ruçi.

Ndryshe nga ceremonitë e mëparshme, tre personalitetet e shtetit ishin të vetmit që morën pjesë në nderimin e dëshmorëve të rënë, duke vendosur kurora me lule në memorialin “Nënë Shqipëri”.

Po ashtu, ra në sy edhe distancimi social mes tyre për shkak të masave kufizuese prej pandemisë covid-19.

Ndërkohë, kreu i PD, Lulzim Basha ka përkujtuar më herët këtë ditë i veçuar ku vendosi kurora me lule në monumentin “Nënë Shqipëri”, tek Varrezat e Dëshmorëve”, si dhe u përkul me nderim përpara Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Kreu i opozitës vendosi një kurorë me lule edhe në nderim të 22 intelektualëve të pushkatuar pa gjyq nga diktatura komuniste pas bombës në ish ambasadën sovjetike, në simbol të nderimit të opozitarizmit dhe shprehjes së lirë.

Të fundit