Flash News

KRYESORE

Frika nga Italia, Gjiknuri sërish në SHBA për të marrë mbështetje për TAP

Frika nga Italia, Gjiknuri sërish në SHBA për të marrë

Deklarata e ministrit të ri të Ambientit të Italisë do të rishikojë projektin e gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP), ka ngritur shqetësim në Tiranë sepse për vendin tonë ky është projekti më strategjik i dekadave të fundit.

Pas vizitës që zhvilloi në muajin shkurt, ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri ka udhëtuar sërish drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të marrë mbështetje për TAP. Ai është takuar me Zëvendës-ndihmës Sekretaren e Energjisë, Sandra Oudkirk, më të cilën ka diskutuar pikërisht për këtë çështje.

“Oudkirk falenderoi Gjiknurin për mbështetjen e fortë të vendit të tij për gazsjellësin TAP, një projekt i rëndësishëm për diversifikimin e furnizimit me gaz për Evropën Juglindore”, thuhet në njoftimin e Departamentit për Energjinë.

Edhe ministri Gjiknuri ka reaguar pas takimit: “Në Uashington gjatë takimit me Zv.Ndihmës Sekretaren për Energjinë Sandra Oudkirk. U vlerësua mbështetja e Shqipërisë për projektin TAP si kyç për diversifikimin e furnizimit me gaz të Evropës Jugore. Inkurajim për rolin e Shqipërisë si shtyllë e stabilitetit në rajon.”

Gjiknuri dhe Oudkirk kanë diskutuar gjithashtu për mbështetjen e SHBA-së për projektin ‘IAP’, gazsjellësin që parashikohet të lidhë Shqipërinë me Kroacinë dhe shihet si mundësi për kalimin e gazit të Azerbajxhanit drejt Europës në rast se Italia tërhiqet nga TAP.

Të fundit