Flash News

KRYESORE

Frika nga Koronavirusi, Giorgio Armani anulon sfilatën në Milano

Frika nga Koronavirusi, Giorgio Armani anulon sfilatën në Milano

Paniku nga Koronavirusi ka mbërthyer njerëzit në të gjithë botën. Frika nga ky Koronavirusi ka sjellë ndryshime të mëdha në jetën e njerëzve. Duke qenë se Italia është vendi më i prekur në Evropë, frika nga Koronavirusi ka marrë masa më të mëdha për shtetet evropiane.

Në Itali, kryesisht në pjesën veriore të saj, vendi është paralizuar dhe shumë aktivitete janë anuluar. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me markën e njohur italiane "Armani".

Stilisti i njohur italian Giorgio Armani vendosi të anulojë sfilatën e Milanos për shkak të situatës emergjente. Ai tha se sfilata do të bëhet me dyer të mbyllura për shkak të gjendjes kritike nga virusi dhe do të shfaqet online në faqen zyrtare të markës “Armani”.

Të fundit