Flash News

KRYESORE

Frika nga koronavirusi, KPK ndërpret shërbimin e pritjes me qytetarët: Denoncimet dorëzojini online

Frika nga koronavirusi, KPK ndërpret shërbimin e pritjes me

Nga dita e djeshme, kur u njoftuan zyrtarisht rastet e para me koronavirus në vend, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të ndërpresë shërbimin e pritjes së qytetareve, që dorëzonin denoncime lidhur me gjyqtarë a prokurorë.

Në një njoftim për shtyp, KPK bën me dije se denoncimet mund të dorëzohen me poste ose në rrugë elektronike ose t’i regjistrojnë online në faqen e internetit Kpk.al tek rubrika ”Denonco”.

NJOFTIMI I KPK

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njofton se duke nisur nga data 9/3/2020  shërbimi i pritjes me qytetarët në ambientet e KPK-së do të ndërpritet. Kjo në kuadër të rritjes së masave parandaluese dhe për arsye të situatës së përhapjes së infeksionit të shkaktuar  nga Covid-19 (Coronavirus i ri), me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

Sqarojmë qytetarët se deri në një njoftim të dytë zyrtar nga Komisioni, denoncimet mund t’i dorëzojnë nëpërmjet postës zyrtare, ose mund t’i regjistrojnë online nëpërmjet faqes zyrtare të internetit  të Komisionit kpk.al, rubrika “Denonco”.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin!

Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi po ashtu pezullimin e shërbimeve gjyqësore në të gjitha gjykatat për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Pezullimi do të bëhet për një periudhë dy javore nga hyrja në fuqi e vendimit.

Të fundit