Flash News

KRYESORE

Frika nga koronavirusi/ Në Itali merret vendimi, anulohen 3 ndeshje të Seria A

Frika nga koronavirusi/ Në Itali merret vendimi, anulohen 3 ndeshje të

Në Itali edhe sporti ndalet. Masat e marra për shkak të koronavirusit ka bërë që ditën e sotme të mos luhen ndeshjet e planifikuara të Seria A në Veneto dhe Lombardi.

Lajmi është dhënë nga Kryeministri Conte dhe ministri italian i Sportit Spadafora.  Atalanta-Sassuolo, Verona-Cagliari dhe Inter-Sampdoria janë shtyrë për një datë tjetër.

Por masa do të shtrihet në të gjitha disiplinat sportive në të dy rajonet. Prandaj shtyhen të gjitha ndeshjet e kampionatit të Serisë D të planifikuar në Lombardi të grupeve A, B dhe D.

Në një letër dërguar Presidentit të CONI-t, Giovanni Malago, Spadafora i kërkon numrit një të sportit italian “të përçojë vendimin në të gjitha organet sportive kompetente të ftesës së qeverisë për të pezulluar të gjitha ngjarjet sportive të të gjitha niveleve dhe disiplinave të parashikuara në rajonet e Lombardisë dhe Venetos për të dielën 23 shkurt 2020”.

Burim:i Corriere

Të fundit