Flash News

KRYESORE

Frika nga koronavirusi, Shehu: Karantina në Shqipëri nuk ekziston sepse nuk tregohet, kemi mentalitet ‘alla zhvejk’

Frika nga koronavirusi, Shehu: Karantina në Shqipëri nuk ekziston

Ish-ministri i shëndetësisë, Tritan Shehu, i ftuar në emisionin “Tempora” në TV Ora, tha se në Shqipëri karantina nuk ekziston, për aq kohë sa nuk bëhet publike.

Ai argumentoi se nuk mund të ketë masa pa transparencë në shëndetësi.

“Nuk mund të ketë masa pa transparencë në shëndetësi. Nuk po flasim për një bazë bërthamore të NATO-s. Këtu po flasim për sistemin shëndetësor, çdo gjë duhet të jetë transparente. Përderisa karantina nuk tregohet, se nuk ekziston.

Ky është një mentalitet alla zhvejk, unë nuk tregoj ku shkon ti”, tha Shehu.

Të fundit