Flash News

KRYESORE

Frika nga koronavirusi, Vasili tregon nëse do të zhvillohet tubimi i thirrur nga Meta më 2 mars

Frika nga koronavirusi, Vasili tregon nëse do të zhvillohet tubimi i

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka shprehur bindje se manifestimi i Presidentit Meta, planifikuar më 2 mars nuk do të shtyhet as për shkak të rrezikut nga koronavirusi, kjo për faktin se do të zhvillohet në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.

I ftuar në studion e ‘Opionion’, në News 24, Vasili citoi një virolog italian i cili tha ”Nuk ju kuptoj, vendet e hapura janë aleatët më të këqinj të koronavirusit”.

Vasili arsyeton se nuk ka arsye për panik në Shqipëri.

Ne kemi një situatë që jeta shqiptare në çdo element s’ka arsye pse mos të vazhdojë.

Sistemi shëndetësor trajton patologjira, mund të vijnë 4-5 raste nga Afrika ku ka sëmundje edhe më të rënda, pra nuk ka lidhje nuk është e arsyeshme.

Heqja e licencës do së shkollës ishte arbitrare. Një virolog italian kur u mbyllën stadiumet tha nuk ju kuptoj pasi vendet e hapura janë më të këqij të koronavirusit”, u shpreh Vasili.

Kujtojmë se presidenti Meta iu është drejtuar të gjithë shqiptarëve me thirrjen që të marrin pjesë në tubim, kundër atij që e quan grusht i shtetit

Të fundit