Flash News

KRYESORE

Frika nga protestuesit, Edi Rama hyn kundravajtje në Kuvend i shoqëruar me eskortë

Frika nga protestuesit, Edi Rama hyn kundravajtje në Kuvend i

Ndryshe nga pjesa tjetër e deputetëve të mazhorancës, kryeministri Edi Rama ka hyrë në ambientet e parlamentit i shoqëruar me eskortën e tij.

Ndërsa deputetët kanë parakaluar në këmbë brenda ambienteve të parlamentit të rrethuar nga forca të shumta policie, Rama nuk ka preferuar një alternativë të tillë, por ka hyrë me makinën e tij.

Madje, eskorta e kryeministrit ka hyrë kundravajtje nga ana e pedonales, e cila sot është bllokuar me skela për kalimtarët, për të garantuar sigurinë e deputetëve.

Seanca pritet të nisë në orën 10.00, ndërsa paralel me seancën do të zhvillohet protesta e paralajmëruar e opozitës së bashkuar.

Të fundit