Flash News

KRYESORE

Frika nga sharkimet, administratori i Zall Herrit ikën nga LSI, shkon te PS

Frika nga sharkimet, administratori i Zall Herrit ikën nga LSI, shkon te PS

Disa ditë më parë Veliaj shkarkoi një nga administratorët e bashkisë së tij,  i propozuar nga LSI. Në vijim, deri në shtator, të gjithë administratorët, drejtorët apo drejtues të tjerë  do të shkarkohen, “dorëhiqen”, apo do të tërhiqen. Për t’i paraprirë këtij vendim, administratori i Zall Herrit ka lënë sot LSI për t’u rikthyer në PS.  Në një deklaratë të postuar në Facebook, Arben Maloku shkruan se kryetari i Bashkisë Veliaj duhej mbështetur kur punon, ashtu siç edhe Ilir Meta kishte porositur këshilltarët e LSI, e jo ta tradhëtojnë në rastin më të parë pas ikjes së Metës.

Gjithashtu, ai duket i habitur për largimin më urdhër të partisë të nënkryetares së Bashkisë, Brunilda Paskali, e propozuar nga LSI, kur në fakt ajo ishte një nga bashkëpunëtoret e ngushta të Veliajt, apo edhe nga thirrja për dalje në opozitë, kur të gjithë drejtorët e LSI vazhdojnë punë në Bashki. Administratori i Zall Herrit, Arben Maloku është largimi i tretë i rëndësishëm nga LSI-ja, pas dy këshilltarëve të LSI të cilët iu bashkuan grupit të këshilltarëve të PS.

 

Të fundit